0Në territorin e Rusisë për 250 vitet e fundit janë gjetur 125 meteorite. Më interesantët prej tyre çdokush që dëshiron mund t’i shohë në ekspozitën “Shiu Meteorik” në Muzeun Gjeologjik të Uralit. Këta janë “lajmëtarë të qiellit” të të gjitha llojeve që gjenden: më të zakonshëm janë ata prej guri dhe hekuri, ndërsa më të rallë prej aliazhi hekur-gurë. Perla e ekspozitës së Ekaterinburgut është fragmenti 150-kilogramësh i meteoritit Sikhote-Alinsky. Ky ekstra terrest është 200 vjet më i vjetër se Toka, drejt së cilës ai ka fluturuar 1.2 milionë vjet, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Muzeut Gjeologjik të Uralit Dimitri Kleimenov:

- I gjithë problemi konsiston në faktin, se kur meteoriti depërton në shtresat e dendura të atmosferës së Tokës, në lartësinë 10 kilometra ai mund të shpërthejë dhe të bjerë në tokë në formën e shiut prej gurësh. Emrin e vet meteoritët e marrin zakonisht në bazë të vendit ku bien. Për shembull, nga koleksionet private në ekspozitë janë paraqitur kampione mjaft të mëdha të meteoritit Sikhote-Alinsky, që ra në Lindjen e Largët. Përkatësisht konsistencës së vet ai është prej hekuri - hekuri i meteoritit dallohet prej hekurit të tokës nga përmbajtja e lartë e nikelit. Ekspeditat në kërkim të meteoritëve shpesh herë nisen madje në Antarktidë, meqenëse atje, mbi sipërfaqen e akujve, nëse ka gurë, ai është me siguri meteorit. Pikërisht në Antarktidë në vitin 1994 u gjet një meteorit që përmbante hidrokarbure, të cilat mund të jenë produkt i veprimtarisë jetësore të bakterieve marsiane.

0Mbi ekzistencën e meteoritëve njerëzit kanë qenë në dijeni që në kohët e lashta. Disa popuj i perceptonin ata si “lajmëtarë të Perëndisë”. Në Mekë deri në ditët tona ruhet meteoriti i quajtur Guri i zi. Ai është inkorporuar në murin e Tempullit të Qabesë dhe atje vijnë për adhurim besimtarët muhamedanë. Meqë ra fjala, njihet rasti kur meteoriti ka rënë mbi një njeri - i vetmi. Kjo ndodhi në vitin 1954 në shtetin amerikan Alabama. Trupi qiellor me peshë rreth 4 kilogramë ra mbi çatinë e shtëpisë, e shpoi atë dhe goditi rikoshet Anne Elizabeth Hodges në dorë dhe në kofshë - si rezultat gruaja mori lëndime.

Maria Domnickaja