Franca ka ndërmend të mbajë nesër në Paris një takim ndërkombëtar në nivel të ministrave të jashtëm për diskutimin e situatës në Siri. Në Paris shpresojnë se ky takim do të lejojë rritjen e presionit mbi Presidentin sirian Bashar Al-Assad dhe detyrimin e tij për respektimin rigoroz të planit të Kofi Anna.

0Pritet që në takimin në fjalë të marrin pjesë ministrat e shteteve që hyjnë në grupin e “Miqve të Sirisë”. Në veçanti, në Francë kanë ndërmend të shkojnë me këtë rast Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton si dhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Katarit.