Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK) “refuzon totalisht” kërkesat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të hequr dorë nga lëshimi i mëtejshëm i raketave. Për këtë deklaroi të martën Agjencia Qendrore Telegrafike Koreane (Korean Central News Agency, KCNA).

Pheniani theksoi gjithashtu, se “nuk e njeh më obligimin e vet” për heqjen dorë nga punimet për pasurimin e uraniumit dhe zhvillimin e provave bërthamore. Ky detyrim ishte marrë përsipër mbi bazë të konsultimeve amerikano-koreanoveriore në shkurt të këtij viti.

0Lëshimi i raketëmbajtëses “Ynha-3” nga kozmodromi në veriperëndim të RPDK-së u lëshua më 13 prill dhe përfundoi me dështim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në deklaratën e vet i dënoi veprimet e Phenianit dhe kërkoi prej tij respektimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i ndalon Koresë së Veriut përdorimin e teknologjive të raketave balistike si dhe kërkon nga ai heqjen dorë prej zhvillimit të programeve bërthamore.