0Këtë vit më shumë se 700 kompani nga 40 vende do të paraqesin prodhimet e tyre. Ekspozitat më të mëdha do të demonstrohen nga Malajzia (54 kompani), SHBA (40), Mbretëria e Bashkuar (30), Gjermania (45), Franca (30). Rusia përfaqësohet në të nga 17 kompani dhe ndërmarrje të industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë prodhues të tillë të njohur të armëve dhe teknikës ushtarake si "Uralvagonzavod" («Уралвагонзавод») - një nga prodhuesit më të mëdhenj të tankeve në botë. Për Rusinë zhvillimi i bashkëpunimit tekniko-ushtarak me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit është prioritet që prej shumë vitesh. Rrëfen Kryeredaktor i revistës "Mbrojtja Kombëtare" («Национальная Оборона») Igor Korotçenko:

- Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij rajoni dhe atraktivitetin e llojeve të ndryshme të armëve ruse, delegacioni i Rusisë në ekspozitën në Kuala Lumpur paraqet arritjet më të fundit të industrisë së kompleksit ushtarak mbrojtës. Në lidhje me një sërë programesh, Rusia i propozon partnerëve potencialë dhe ekzistues oferta mjaft interesante. Në veçanti, kjo ka të bëjë me aviacionin ushtarak. Dihet tashmë se për gjuajtësit Su-30 ka kërkesa të qëndrueshme. Llojet e tjera të armëve të shumëkërkuara ruse përfshijnë armatimet e forcave të këmbësorisë, mjetet e mbrojtjes kundërajrore, armët e rojes bregdetare, automjetet e blinduara, sistemet e artilerisë, armët speciale qitëse, pajisjet e forcave speciale.

Përveç gjuajtësve multi-funksionalë Su-30 dhe Su-35 Rusia synon të hedhë në tregun aziatik aeroplanët e familjes MiG - MIG-29M dhe të tjerë. Si dhe aeroplanët trajnues luftarakë Jak (Yak) -130 (Як-130) dhe helikopterë. Në veçanti, në vitin 2011 kompania "Rosoboronexport" («Рособоронэкспорт») i shiti Tajlandës për herë të parë disa helikopterë Mi-17V-5 (Ми-17В-5). Në pavionin e pajisjeve ushtarake për forcat e këmbësorisë së bashku me tankun T-90C dhe automjetin e mbështetjes luftarake të njësisë së tankeve, interes të madh paraqesin edhe komplekset "Krizantema" («Хризантема»), "Kornet-E" («Корнет-Э») dhe "Krasnopol-M2" («Краснополь-М2»).

Duke marrë parasysh specifikën e vendeve të rajonit të Azi-Paqësorit, të cilat kanë një linjë të gjatë bregdetare, interes të veçantë për to paraqesin llojet e ndryshme të teknikës ushtarako-detare. Rusia paraqet luftanijet "Tornado" («Торнадо») dhe "Cheetah" («Гепард»), motoskafët "Mirage" («Мираж»), "Mangust” "(«Мангуст»), "Murena-E"(«Мурена-Э») dhe projektin e nëndetëses "Amur-1650" («Амур-1650»).

0Sipas vlerësimit të ekspertëve, mundësi të mëdha për eksporte për kompanitë ruse të industrisë ushtarake ekzistojnë në Bangladesh, Mianmar dhe Brunei, ku parashikohet modernizimi i ushtrive kombëtare.

Oleg Nehaj