0Tregues të tillë nuk ka patur kurrë ndonjëherë më parë në historinë e vendit. Rekordi i mëparshëm përkatësisht vëllimit të eksporteve u regjistrua në vitin bujqësor 2009-2010 – 18.275 milionë ton drithëra.

Në këtë mënyrë mund të arrihet në konkluzionin, se sektori agrar rus është rivendosur (shëruar) plotësisht pas thatësirës shkatërrimtare të vitit 2010, e cila i detyroi autoritetet e vendit të vendosin embargon një vjeçare mbi eksportet e drithërave. Ja si e komenton këtë sukses të sektorit të bujqësisë Nënpresidenti i Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave të Rusisë Aleksandër Korbut:

- Treguesit e lartë të periudhës së kaluar janë të lidhur me faktin, se ne arritëm të sigurojmë dërgesa rekord drithërash në korrik, gusht, shtator dhe tetor. Në një masë të madhe kjo u përcaktua nga mbetja në jug të vendit e një sasie shumë të madhe drithërash nga të korrat e vitit të kaluar. Përveç kësaj, tregu ishte me të vërtetë shumë i favorshëm për ne. Për t’u rikthyer në treg ne vendosëm çmime më të ulëta në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë. Duhet marrë parasysh edhe fakti se pikërisht gjysma e parë e sezonit - nga 1 korriku deri në vitin e ri - është tradicionalisht “tregu ynë rus”.

Në tre muajt e afërt, parashikojnë ekspertët, Rusia mund të nisë për eksport edhe rreth 2 milionë ton grurë. Ndërsa me marrjen parasysh të llojeve të tjera të drithërave, eksporti mund të arrijë nivelin 25-26 milionë ton. Por tani Rusisë i duhet të përvetësojë drejtime të tjera të reja më premtuese, thotë Kreu i kompanisë ushqimore ruse “Junigrein” Aleksei Dumoulin:

- Parashikimet për vitin e ardhshëm bujqësor - 2012-2013 - janë rreth 100 milionë ton. Eksporti barazohet me 18-20 milionë ton. Drejtim mjaft premtues, që duhet zhvilluar intensivisht, është bashkëpunimi me Kinën, Indonezinë, Japoninë. Vëllimi i importeve të drithërave nga këto vendeve përbën rreth 8-9 milionë ton. Një tjetër drejtim është dhe Evropa. Por atje deri tani vazhdon të veprojë kuota për importet e drithërave me përmbajtje të mesme dhe të ulët proteinash - në total prej 2.5 milionë ton. Ndërsa kërkesa dhe konsumi i drithërave në Evropë përbëjnë gati 5 milionë ton.

0Aktualisht konsumatorë kryesorë të drithërave ruse janë Turqia, vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Ndërkohë, duhet thënë, se këto të fundit kanë shprehur interes për një bashkëpunim afatgjatë dhe madje janë të gatshme për të investuar në sektorin e bujqësisë ruse.

Roman Mamonov, Julia Asheullova