Në SHBA u shpallën emrat e laureatëve të Çmimit Pulitzer (Pulitzer Prize) - një nga çmimet më prestigjioze amerikane në lëmin e letërsisë, gazetarisë, muzikës dhe teatrit.

Në fushën e gazetarisë ky çmim u dha në nominacionet “Për shërbim ndaj shoqërisë” - Philadelphia Inquirer (për studimin mbi natyrën e dhunës në shkolla); për reportazhet nga vendi i ngjarjeve - Tuscaloosa News (për ndriçimin e situatës në kohën e tornados shkatërrimtar; për hetimet gazetareske u nderuan me çmim bashkëpunëtorët e Agjencisë Associated Press Adam Goldman, Eileen Sullivan, Chris Hawley, Matt Apuzzo (për hetimin e veprimtarisë së Departamentit të Policisë së Nju Jorkut) si dhe Michael J. Berens e Ken Amstrong nga Seattle Times (për hetimin e pasojave të përdorimit të gjerë të metadonit si preparat për qetësimin e dhimbjeve)

0Çmimin për foto-reportazhet e meritoi fotografi i Agjencisë Franc-Presse  Massoud Hossaini për foton e një vajze nga Kabuli, të mbijetuar në kohën e një sulmi terrorist, i cili u mori jetën shumë fëmijëve.