0Në pasqyrën e FMN-së vihet në dukje: ekonomia, sidomos sektori privat, nuk po arrin të përballojë dot barrën në rritje të pensioneve. Ajo po zmadhohet për shkak të të ashtuquajturit tranzicion demografik - tashmë në 20 vitet e ardhshme pritet rritja e ndjeshme numrit të atyre që jetojnë deri në 100 vjet. Në të njëjtën kohë nuk po ndodh një rritje e ngjashme e numrit të të rinjve, të cilët sigurojnë zhvillimin ekonomik. Si rezultat, aty nga viti 2050 nevoja e sigurimit të pensionistëve do t’u kushtojë vendeve të zhvilluara deri në 50% të treguesve aktualë të GDP-së. Ndërsa një situatë e tillë është e mbarsur me rrezikun e minimit të sistemit financiar, theksojnë ekspertët e FMN.

Si rrugëdalje nga ky qorrsokak propozohet rindërtimi i sistemit të pensioneve për llogari të rritjes së moshës së daljes në pension dhe rritjes së stazhit të punës (vjetërsisë në punë). Si masa suplementare në FMN i propozojnë fondeve të pensioneve krijimin e rezervave apo fillimin e lëshimit të obligacioneve, fitimprurja e të cilave do të varet nga jetëgjatësia në vend. Vetë pensionistëve të ardhshëm u këshillohet të mendojnë për pleqërinë me ndihmën e masave mjaft ekzotike, duhet thënë: të sigurohen në rast se do të jetojnë më gjatë. Ekonomistët venë në pah: është jashtë mase e vështirë të parashikohet suksesi i recetave të tilla. Por të tjera nuk ka tani për tani. Të gjitha këto çojnë në thellimin e krizës në sistemin e pensioneve. Në të njëjtën kohë, autoritetet evropiane në një moment të caktuar do të përballen me zgjedhjen socialo-morale, thotë ekonomisti rus Vladimir Vollkov:

- Aktualisht po del në pension gjenerata, e cila, në fakt, dhe bëri mrekullinë ekonomike evropiane të 30 viteve të fundit. Ky është brezi i madh i njerëzve, të cilët kanë lindur pas luftës, atyre që kanë punuar shumë dhe mirë. Ata dalin në pensionin e merituar dhe do të ishte krejtësisht e padrejtë t’u privoheshin atyre paratë e veta dhe të mirat materiale. Po si të zgjidhet ky problem? Konstatoj me druajtje se aktualisht nuk ka një përgjigje të qartë për këtë pyetje.

0FMN-ja ka edhe pretendime të tjera ndaj pensionistëve jetëgjatë: në raportin e saj thuhet, se ata konsumojnë më pak mallra, ndërsa kjo frenon rritjen ekonomike. Ata kursejnë më shumë, gjë kjo që çon në rënien e aktivitetit investues në përgjithësi, dhe përdorin më pak novacionet teknike që mund të ngadalësojë progresin. Megjithatë në raportin e FMN-së këshillohet të mos spekullohet me këtë temë. Por ekspertët i kanë quajtur tashmë konkluzionet shenja mjaft treguese. Në fakt, po nivelohet një prej arritjeve kryesore të Evropës së pasluftës - rritja e jetëgjatësisë.

Polina Çernica, Aleksandra Dibizheva