0Me shpërbërjen e BRSS rezultatet e punës së tyre - pjesa dërrmuese e të cilave mbante vulën "Top secret" - u fshehën “nën qilim”. Ndoshta ato janë duke pritur momentin e vet.

Armët psikotrope, me rrezatim, me valë dhe ato klimatike përbëjnë listën jo të plotë të llojeve të super-armës, për të cilën bëhet fjalë. Për shembull, në një nga laboratorët u krijuan pajisje, rrezatimi i të cilave mund të ndikojë në përbërjen e ujit dhe karburantit. Gjatë një eksperimenti ato paralizuan një batalion të tërë tankesh gjatë marshimit - karburanti diesel humbi funksionet e veta. Megjithatë, për ekzistencën e armëve të tilla në Rusi në Perëndim merakosen kryesisht gazetarët, tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" eksperti ushtarak rus Aleksander Golts:

- Mund të themi se në raportet e zbulimit amerikan, që paraqiten rregullisht në Kongres, nuk vihet re ndonjë shqetësim rreth programeve ushtarake të Rusisë. Ata janë të shqetësuar në lidhje me programet ushtarake të Kinës. Pak a shumë për ta është e qartë se Rusia quan teknologji të reja në fushën e armatimeve ato që janë krijuar në fund të viteve '80 dhe cilësohen të reja vetëm për shkak se nuk u zbatuan në vitet '90.

Por gjatë kësaj, ekspertët janë shumë të kujdesshëm në lidhje me çështjen - se çfarë risish mund të shfaqen në arsenalin rus në dekadat e ardhshme. Të diskutosh mbi këtë është së paku e parakohshme, thotë Kryeredaktori i revistës "Mbrojtjes Kombëtare" («Национальная Оборона») Igor Korotçenko në një intervistë për Radiostacionin tonë:

- Për momentin ne thjesht vlerësojmë vetëm mundësinë reale të dukjes së një arme të tillë në arsenalin tonë dhe atë të armiqve tanë të mundshëm. Sigurisht që ne vëmë re se një sërë përpunimesh të armëve, të bazuara në parimet e reja të fizikës, tani po gjejnë zbatim aktivisht në vende të tjera, kryesisht në SHBA, vendet e NATO-s si dhe në Kinë. Rusia nuk mund të mbetet mënjanë këtij procesi. Unë mund të them, se ne kemi një bazë të mirë teknologjike, për shembull, për armët me lazer. Në të njëjtën kohë, për ne është kundër-produktive që të përfshihemi në çfarëdolloj gare armatimesh. Prandaj, reagimi rus do të jetë i bazuar në masat asimetrike dhe me kosto të ulët.

Në çdo rast, të gjitha përpunimet në këtë fushë do të klasifikohen si sekrete. Pra, të gjitha diskutimet publike mbi super-armën përngjasojnë me të shtënit e fallit në filxhanin e kafesë.

Nikita Sorrokin