Situata në Siri, një ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mbetet përgjithësisht e qetë, edhe pse njoftime për përleshje ende vazhdojnë të vijnë.

Gazeta e Emirateve të Bashkuara Arabe “Al Khaleej" shkruan sot se opozita akuzoi qeverinë për përpjekje për të shkelur armëpushimin dhe fillimin e arrestimeve në masë. Nga ana tjetër, Damasku tha se rebelët kanë organizuar një shpërthim në Aleppo. Një ushtarak është vrarë dhe më shumë se njëzet të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë në Këshillin e Sigurimit u paraqit projekt-rezoluta për të dërguar vëzhgues ndërkombëtarë në Siri. Dokumenti mund të miratohet që sot. Në qoftë se gjithçka shkon mbarë e mirë, vëzhguesit do të mbërrijë në Siri në fillim të javës së ardhshme.