0Që prej mëngjesit të së enjtes në Siri vepron armëpushimi. Kjo është një nga pikat e planit të zgjidhjes së konfliktit, të përpunuar nga i Dërguar special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan. 



0Ndërkohë, të enjten autoritetet kanë regjistruar tetë raste të shkeljes së armëpushimit nga ana e kundërshtarëve të regjimit. Ja se çfarë ka deklaruar, sipas rezultateve të ditës së parë të armëpushimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në konferencën për shtyp në Gjenevë:

- Situata në Siri duket më e qetë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar në mënyrë që të parandalojë kaosin në Siri. Unë i bëj thirrje qeverisë siriane të zbatojë plotësisht angazhimet në kuadrin e planit të paqes dhe opozitës që të heqë dorë nga dhuna. Unë i bëj thirrje të gjithë miqve të Sirisë të ushtrojnë ndikim maksimal me qëllim të ndalimit të konfliktit tragjik.

Plani i Kofi Annan për zgjidhjen e konfliktin në Siri është tema kryesore e diskutimeve në kampet e refugjatëve sirianë në Turqi. Të gjithë dëshirojnë që plani të funksionojë. Kjo do t'ju jepte mundësinë atyre të ktheheshin në shtëpi. Por shumë nuk besojnë në realizueshmërinë e tij. Mendimi i njërit prej refugjatëve, i cili nuk dëshiroi të bëjë të ditur emrin e vet:

- Komuniteti ndërkombëtar është optimist, sepse dhuna ka ndaluar. Ndërkaq, plani i Annan-it nuk parashikon vetëm armëpushimin, por edhe tërheqjen e trupave e tankeve siriane nga qytetet, gjë kjo që nuk është arritur ende. Është arritur thjesht vetëm ndalimi për disa orë i të shtënave.

Më shumë se 100 rebelë, të kërkuar nga policia, ui dorëzuan vullnetarisht organeve të ruajtjes së rendit në Siri pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit. Ky është një sinjal pozitiv. Ndërkohë eksperti rus Sergei Demidenko fokuson vemendjen ndaj faktit se opozita nuk ka hequr dorë prej qëllimit të saj kryesor - përmbysjes së regjimit në pushtet:

- Po ndiqet një vijë evidente qëllimsynuese për përmbysjen e Bashar Al-Assad. Prandaj asnjë plan i Kofi Annan-it nuk do të funksionojë. Opozita mund të deklarojë gjithçka që dëshiron, se do të hedhë poshtë armët dhe do të ndalojë zjarrin. Por provokimet e saj nuk mund të kontrollohen dot në kurrfarë mënyre, ndërsa ushtria në kushte të tilla mund të provokohet shumë lehtë.

0Në mënyrë që të ruhet armëpushimi i brishtë në Siri, OKB-ja do të dërgojë grupin e parë të vëzhguesve joushtarakë të përbërë nga 30 persona. Eksperti rus i Institutit të Studimeve Orientale Boris Dollgov e konsideron këtë një hap pozitiv. Gjëja kryesore është tani ndalimi i mbështetjes së grupimeve të armatosura antiqeveritare në Siri nga forcat e jashtme, theksoi eksperti.

Konstantin Garibov