Ish Ministri i Jashtëm japonez, një nga drejtuesit e Partisë Demokratike Seiji Maehara planifikon të vizitojë Moskën në fund të prillit për të biseduar rreth çështjes së ishujve Kurile me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.

Sipas njoftimeve të mediave, Seiji Maehara ka ndërmend të “shkëmbejë mendime” në lidhje me çështjen territorale si dhe të takohet me anëtarët e ekipit të Kryeministrit Vladimir Putin, i cili në 7 maj do të kthehet në Kremlin.

Japonia pretendon për 4 ishuj nga vargu i ishujve Kurile, duke u referuar tek Traktati dypalësh mbi tregëtinë dhe kufijtë të vitit 1855.