0Platformë kryesore starti e vendit ka qenë për një kohë të gjatë kozmodromi “Bajkonur”, i cili është ndërtuar që në kohërat e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1991 Kazakistani, në territorin e të cilit ndodhet ky kozmodrom, u bë shtet i pavarur. Çdo vit Rusia shpenzon 165 milionë $ për qiranë dhe mirëmbajtjen e objekteve të këtij kozmodromi historik, thotë piloti-kozmonaut, dy herë Hero i Bashkimit Sovjetik Aleksandër Aleksandrov:

- Për ne është një detyrë shumë e rëndësishme që të kemi kozmodromin tonë me qëllim që të çlirohemi nga pagesa e qirasë për “Bajkonurin” kazakistanas. Deri atje edhe rruga është fort e largët për transportimin e teknikës, edhe mirëmbajtja e infrastrukturës së tij është e kushtueshme.

Kozmodromi i ri rus “Vostoçnij” po ndërtohet tani në rajonin Amur. Në projektin e kompleksit janë përfshirë dy platforma starti, një qendër për trajnimin dhe ekzaminimin mjekësor të kozmonautëve, uzinat e prodhimit të hidrogjenit dhe oksigjenit. Gjithsej rreth 1500 objekte të konstruktuara në bazë të teknologjive të larta. Vënia në shfrytëzim e platformës së parë të startit dhe lëshimet e para të anijeve kozmike pa pilot janë planifikuar për vitin 2015. Sipas llogaritjeve paraprake, aty nga viti 2020 nga kozmodromi i ri “Vostoçnij” do të startojnë gati gjysma e aparateve kozmike ruse.

Deri në atë kohë anijet kozmike të serisë “Sojuz” planifikohet të zëvendësohen me anijen e pilotuar të kthyeshme “Rus”, e cila destinohet jo vetëm për fluturime në Tokë, por dhe në orbitën rreth Hënës. Ekuipazhi i anijes së gjeneratës së re do të përbëhet jo nga 3 anëtarë, si tani në anijen “Sojuz”, por 6 persona. Dhe ata do të mund të marrin me vete në kozmos jo më pak se 500 kilogramë peshë.

0Pranë platformave të startit të kozmodromi i ri “Vostoçnij” do të ndërtohet një qytet i tërë me një popullsi prej 35.000 banorë. Arkitektët kanë marrë parasysh edhe faktin se atje do të vijnë turistë jo vetëm nga Rusia, por nga e gjithë bota. Prandaj “Vostoçnij” po projektohet si një kozmolend i papërsëritshëm. Kurse në kozmodromin e dytë kryesor dhe tashmë veprues rus “Plesetsk” do të realizohen gati 40% e lëshimeve kozmike. Përsa i përket kozmodromit “Bajkonur”, në të ardhmen në të planifikohet të realizohen vetëm 10% e starteve kozmike.

Mihaill Aristov