Ludmilla Vollkova, njëra prej pasagjerëve të plagosur në aksidentin ajror nën Tyumen, vdiq mbrëmë. Ajo pat marrë trauma shumë të rënda: shembje të trurit, traumë të mbyllur të kafazit të kraharorit, pneumotoraks dhe shembje pulmonare. Asaj iu bënë tre operacione, por për fat të keq mjekët nuk arritën t’i shpëtojnë dot jetën gruas.

Në spital vazhdojnë të mbeten edhe 11 persona të traumatizuar gjatë katastrofës së aeroplanit ATR-72 nën Tyumen. Gjendja e njërit prej tyre vlerësohet si tejet e rëndë, ndërsa edhe e 6 të tjerëve - si e rëndë, por stabile.

0Aeroplani ATR-72 i kompanisë ajrore UTair, i cili duhej të kryente fluturimin sipas itinerarit Tyumen-Surgut, u rrëzua gjatë nisjes së fluturimit. 31 pasagjerë vdiqën në vend. Sipas versionit kryesor të hetimit, shkak për rrëzimin e aeroplanit u bë mostrajtimi i tij me kundërngrirës (antifreeze).