Në Siri hyri në fuqi marrëveshja mbi armëpushimin, qeveria dhe opozita u zotuan të ndalojnë të gjitha veprimet luftarake më 06:00 të mëngjesit sipas orës  së Damaskut (GMT).

Ky armëpushim - i pari që nga momenti i fillimit të konfrontimit të brendshëm në Siri, që po vazhdon për më shumë se një vit - është rezultat i përpjekjeve ndërmjetësuese të të Dërguarit special të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan.

0Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Suprem Ushtarak të Këshillit Kombëtar Kalimtar të Sirisë, ish-gjenerali i ushtrisë siriane Mustafa Sheikh i bëri thirrje të mërkurën NATO-s për të filluar bombardimin e Sirisë, në qoftë se Damasku nuk do të mbajë premtimin e vet për ndalimin e zjarrit. Sipas fjalëve të ish-gjeneralit, pa eliminimin me anë të sulmeve ajrore të strukturave ushtarake, që mbështesin regjimin, kryengritësit nuk mund të arrijnë dot sukses.