Rusia kremton sot për të 50-ën herë me radhë Ditën e Kozmonautikës. 51 vjet më parë, më 12 prill të vitit 1961, kozmonauti Juri Gagarin me anijen kozmike “Vostok” kreu për herë të parë në botë fluturimin rreth Tokës. Fluturimi i tij historik, i cili zgjati 108 minuta, hapi një epokë të re në eksplorimin e kozmosit.

Sipas fjalëve të Drejtorit të Institutit të Kërkimeve Kozmike të Akademisë së Shkencave të Rusisë Lev Zelenij, për vitet e afërta shkenca kozmike ruse ka shtruar përpara vetes një detyrë të re - përgatitjen dhe nisjen e ekspeditës kërkimore në Hënë, në polet e së cilës shkencëtarët kanë zbuluar akull uji. Pas vizitimit të satelitit të Tokës planifikohet realizimi i fluturimit në Mars dhe planete të tjera, konkludoi Lev Zelenij.

0Me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së data 12 prill është shpallur zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare e fluturimit të njeriut në kozmos.