Partia Konservatore në pushtet “Saenuri” (“Bota e Re”) fitoi në zgjedhjet parlamentare në Korenë e Jugut. Sipas rezultateve të votimit të mbajtur më 11 prill ajo arriti të sigurojë 152 prej 300 vendeve në Parlamentin koreanojugor.

0Rivalja kryesore e partisë në pushtet - Partia e Bashkuar Demokratike e majtë centriste - do të përfaqësohet nga 127 deputetë. Përveç kësaj, një përfaqësim të vogël në Parlament kanë siguruar edhe dy parti të tjera. Parlamenti i Koresë së Jugut zgjidhet për një mandat prej katër vitesh.