0Agjencia gjeofizike e Indonezisë ka informuar se autoritetet indoneziane kanë anulluar rrezikun e lindjes së cunamit, të shpallur pas një sërë tërmetesh të fuqishme.

Në deklaratë thuhet se paralajmërimi për rrezikun e lindjes së cunamit u anullua. Njerëzit mund të kthehen në banesat e tyre. 

Të mërkurën në brigjet e Indonezisë kanë rënë gjithsej 14 tërmete, pesë prej tyre ishin nga më të fuqishmit. Tërmeti i parë ishte 8.9 ballë dhe atë e kanë pasuar lëkundje të fuqishme nëntokësore. Për viktima dhe shkatërrime deri më tani s’ka asnjë informacion.