0Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen në 6 maj të këtij viti. Qeveria e koalicionit në Greqi u formua në nëntor të vitit 2011, pas dorëheqjes së Kryeministrit George Papandreou. Në krye të qeverisë së re u vu ekonomisti jopartiak Lucas Papademos, i cili cilësoi si detyrë kryesore të qeverisë së vet ristrukturimin e borxhit publik të Greqisë dhe sigurimin e kredive të reja nga BE-ja dhe FMN-ja.

Mandati i qeverisë së koalicionit, shumica e anëtarëve të së cilës janë përfaqësues të Partisë Socialiste PASOK mbaron më 12 prill. Sipas kushtetutës greke zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më vonë se 30 ditë pas kësaj date.