0Komandanti i bazës së mbrojtjes kundërajrore të Iranit, gjenerali Farzad Esmaeeli më 11 prill ka deklaruar, se zbulimi iranian falë avionëve pa pilot (drones) ka arritur të sigurojë disa fotografi të hollësishme të aeroplanmbajtëseve dhe anijeve të tjera amerikane që ndodhen në rajonin e Gjirit Persik.

Avionët e padukshëm pa pilot iranianë fluturojnë rregullisht mbi luftanijet e amerikanëve në Gjirin Persik dhe fotografojnë.

Esmaeeli ka hedhur poshtë njoftimin e gazetës “The Washington Post”, sipas të cilit, CIA me ndihmën e avionëve pa pilot bën fotografime të objekteve bërthamore iraniane. Sipas tij, fotografime të tilla sigurisht që janë bërë, por jo nga avionët pa pilot, por prej satelitëve zbulues të SHBA-ve.