0Disa muaj më parë, menjëherë pas njoftimit mbi synimin e BE-së për të ndaluar blerjen e naftës iraniane, në Teheran u morr vendimi për ndalimin e menjëhershëm të eksporteve të saj në Francë dhe në Britaninë e Madhe. Por lista e këtyre vendeve po vjen duke u zgjeruar gradualisht. Ministri i Naftës i Republikës Islamike Rostam Ghasemi deklaroi, se shteti i tij nuk shqetësohet absolutisht në lidhje me vendosjen e sanksioneve nga ana e Evropës. Përkatësisht vëllimit të furnizimeve të lëndëve të para midis anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) Irani renditen i dyti, pas Arabisë Saudite.

BE-së i bien për pjesë rreth 20% e eksporteve iraniane të arit të zi: vëllimi i furnizimeve të lëndës hidrokarbure arrin në rreth 30 milionë ton. Konsumatore të mëdha të naftës iraniane janë vende të tilla si Kina, Koreja e Jugut, India dhe Japonia. Ndërsa ato, ndryshe nga SHBA dhe Evropa, nuk kanë ndërmend të zbatojnë kurrfarë embargoje ndaj Teheranit. Ja mendimi i Drejtorit të përgjithshëm të Fondit të Sigurisë Kombëtare të Energjisë Konstantin Simonov:

- BE-ja po ngatërrohet në një histori fort të komplikuar. Do të jetë shumë e vështirë për të bllokuar plotësisht furnizimet e naftës iraniane. Për më tepër se ato nuk janë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë Evropën, por i bien kryesisht për pjesë një sërë vendeve në një raport që i tejkalon 30%. Këto shtete janë Greqia, Italia, Spanja - pra, jugu i Evropës, i cili edhe pa këtë problem është goditur më fort nga të gjithë prej krizës globale. Dhe në këtë rast ai do të ndodhet nën një goditje suplementare. Po me cilin vend i lidh shpresat e veta Evropa? Me Arabinë Saudite, e cila, siç premton, do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme vëllimet e prodhimit të naftës dhe do të mund të mbulojë plotësisht mungesën e naftës iraniane. Por Irani ka mundësi ta bllokojë fare Ngushticën e Hormuzit dhe atëhere nafta e Arabisë Saudite nuk do të arrijë dot deri në tregun botëror, po ashtu si dhe gazi i lëngëzuar natyror nga Katari.

Ndërsa vetë Irani mund t’i kompensojë humbjet e veta nga vendosja e embargos ndaj eksporteve të naftës në BE për llogari të Kinës dhe shteteve të tjera, vuri në dukje eksperti rus Sergei Pikin:

- Kina është një prej konsumatoreve më të mëdha të naftës dhe gazit natyror. Nëse do të dëshirojë pala kineze mund të “zgjedhë” ato vëllime të lëndëve hidrokarbure, të cilat nuk do të furnizohen më, pas vendosjes së embargos ndaj naftës iraniane, në BE. Sigurisht, duhet kuptuar, se në emër të komunitetit ndërkombëtar BE-ja dhe SHBA do të ushtrojnë presion mbi Kinën. Por ajo, si rregull, preferon të ndjekë pa kokëçarje politikën e vet të jashtme të pavarur.

0Evropa, nën gjurmët e SHBA-ve, po bëhet peng e miteve të krijuara prej politikanëve. Sepse kurrfarë dëshmish të vërtetësishme mbi ekzistencën e komponentit ushtarak të programit bërthamor iranian nuk janë paraqitur deri tani. Ndërsa sanksionet, të cilat destinohen për të goditur Iranin dhe për të ndaluar zhvillimin e armës bërthamore prej tij, de facto ushtrojnë ndikim tejet negativ mbi popullsinë e vetë SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Ilia Harllamov