Kryeministri i Federatës Ruse, Presidenti i zgjedhur rishtas Vladimir Putin, deklaroi se do të ripërtërijë në mënyrë të ndjeshme ekipin e menaxhimit në qeveri, ndër të tjera edhe për llogari të rezervave të forcave të ndryshme politike.

“Unë e kam thënë vazhdimisht dhe mund ta konfirmoj përsëri: ne do të ripërtërijmë në mënyrë të ndjeshme ekipin e menaxhimit. Në veçanti, edhe për llogari të përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike”, - tha Vladimir Putin, duke iu përgjigjur komenteve e vërejtjeve të deputetëve të Dumës Shtetërore rreth efikasitetit të dobët të punës së disa ministrive, në veçanti, të arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes.

0Transmetimin e drejtpërdrejtë të raportimit të Kryeministrit rus Vladimir Putin mbi punën e qeverisë në gjuhën ruse mund ta ndiqni në

0http://rus.ruvr.ru/

0.