Autoritetet ruse do të lejojnë investitorët e huaj të privatizojnë ndërmarrjet e Kompleksit Industrial Ushtarak të Rusisë, por nën kontrollin e vazhdueshëm të qeverisë, deklaroi Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Dumës Shtetërore në lidhje me mbrojtjen e degëve strategjike të industrisë nga invadimi i konkurrentëve të huaj në kuadër të proceseve të privatizimit.

“Të konfirmohet, se ndërmarrjet e Kompleksit Industrial Ushtarak të Rusisë janë me ndonjë vlerë të veçantë për konkurrentët tanë, do të ishte ekzagjerim i madh, por disa kompani të tilla ekzistojnë megjithatë. Ne do të ndjekim me vemendje të madhe sesi do të realizohet privatizimi”, - premtoi ai.

“Kjo ka të bëjë edhe me ndërmarrjet e kompleksit të mbrojtjes, edhe me degët e lëndëve të para, edhe me vendburimet e mëdha. Ne marrim vendime individuale në lidhje me çdo rast të veçantë”, - sqaroi Putin. Ai bëri të qartë se i konsideron të mjaftueshëm mekanizmat ekzistues mbrojtës.

Transmetimin e drejtpërdrejtë të raportimit të Kryeministrit rus Vladimir Putin mbi punën e qeverisë në gjuhën ruse mund ta ndiqni në http://rus.ruvr.ru/.