Vladimir Putin propozoi krijimin e sistemit për vlerësimin e cilësisë së punës të shërbimeve sociale. Ai evidentoi disa probleme sistematike, të cilat kërkojnë zgjidhje imediate me qëllim që të mundësohet krijimi “i një sferë sociale bashkëkohore me zhvillim dinamik në Rusi”.

I pari, sipas mendimit të Vladimir Putinit, është formimi i sistemit të pavarur për vlerësimin e cilësisë së punës të institucioneve të shërbimeve në sferën sociale.

Kryetari i qeverisë konsideron të domosdoshme gjithashtu “hapjen e sferës sociale për sipërmarrësit, organizatat jokomerciale dhe shoqërore, të gatshme për të garantuar një arsim, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje sociale cilësore”.

“Me këtë ne do të mund të krijojmë atë konkurrencë të natyrshme jetëdhënëse, aq të nevojshme për sferën tonë sociale. Dhe, sigurisht, nevojitet krijimi i një regjimi më të favorshëm për shërbimin social të feve tona tradicionale ruse”, - theksoi Vladimir Putin.

0Transmetimin e drejtpërdrejtë të raportimit të Kryeministrit rus Vladimir Putin mbi punën e qeverisë në gjuhën ruse mund ta ndiqni në

0http://rus.ruvr.ru/

0.