Siberia Lindore dhe Lindja e Largët për një periudhë si të paktën 10-15 vjeçare duhet të demonstrojnë ritme të tilla të rritjes ekonomike, të cilat të tejkalojë dinamikën e GDP-së mbarëruse, si dhe të dalin në një nivel të qëndrueshëm të rritjes së popullsisë, tha Kryeministri Vladimir Putin.

“Ne kemi nevojë për rritjen e ritmeve të GDP-së (vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm, PBB-së) të rajoneve të Siberisë Lindore dhe Lindjes së Largët në nivel më të lartë sesa rritja e GDP-së mbarëkombëtare. Një tendencë e tillë duhet të ruhet si minimum për 10-15 vjet. Dhe, sigurisht, ne do të përpiqemi të arrijmë që në rajonet e Siberisë Lindore dhe Lindjes së Largët të përvijohet rritja e qëndrueshme e popullsisë dhe jo rrjedhja e saj, e cila është ende në vazhdim e sipër”, - tha Vladimir Putin.

0Transmetimin e drejtpërdrejtë të raportimit të Kryeministrit rus Vladimir Putin mbi punën e qeverisë në gjuhën ruse mund ta ndiqni në

0http://rus.ruvr.ru/

0.