0Ekipi i xhirimit të BBC-së ka qëndruar një javë në vendin e këngëtareve - në një fshat të vogël, Buranovo, në republikën e Udmurtia-s. Territori i këtij fshati ndodhet midis Vollgës dhe maleve Urale, ndërsa populli autokton i Udmurtia-s i përket grupit etnik Ugro-Finn. Megjithatë, historia e muzikës nuk ka ndonjë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me këtë. Por fakti se një banor autokton i Udmurtia-s ishte kompozitori rus i madhi Pjotër Çajkovskij, i cili në fëmijërinë e tij mund të ketë dëgjuar këngët folklorike karakteristike të kësaj province - është një fakt interesant. Sepse

0"Gjyshet e  Buranovit"

0 janë një ansambël kryesisht folklorik, pjestaret e tij dinë shumë këngë popullore, përfshirë edhe këngë të vjetra, që kanë ekzistuar që në kohën e Çajkovskit.

Viktor Drobish, për sa i përket punës së tij me “Gjyshet e Buranovit”, i tha korrespondentit të "Zërit të Rusisë" se:

- Unë u takova me to vetëm 10 ditë para konkursit kombëtar. Domethënë unë në asnjë mënyrë nuk mund të lavdërohem e të them, se isha unë ai që i përgatiti këto interpretuese. Ato kanë jetuar para meje, kanë punuar, i janë përkushtuar pasionit të tyre të preferuar - kanë kënduar këngët e veta të preferuara. Çfarë bëra unë? Unë thjesht shkrova për to një këngë që i bëri ato pjesëmarrëve të "Eurovizion-it". Çfarë do të ndodhë me to pas "Eurovision-it"? Unë mendoj se asgjë nuk do të ndryshojë. Ato si kanë jetuar, ashtu dhe do vazhdojnë të jetojnë dhe do të angazhohen me folklorin. Ato kanë talent. Por numri i tyre mund të rritet, sepse gra që dëshirojnë të këndojnë nëpër fshatra ka jo pak. "Gjyshet e Buranovit" thjesht po e bëjnë popullor këtë zhanër. Për më tepër, ato krijuan një brend (markë), sipas mendimit tim, dhe pikërisht kjo është një nga arritjet e tyre më të rëndësishme.

Mosha e përgjithshme e interpretuesve, pjesëtare të grupit "Gjyshet e Buranovit", është plot 403 vjet! Por, sa energji dhe emocione ka në jetën e këtyre grave rurale të moshuara! Duke folur për këtë producenti Viktor Drobish padashur tregoi një sekret:

- Bashkëshorti i njërës prej “gjysheve” është bërë xheloz për gruan e vet. Ai ka frikë ta dërgojë atë në "Eurovision", i bindur, se ajo ka një të dashur. Bëhet fjalë për solisten tonë më të spikatur, më të voglën në trup - Natalia Pugaçovën...Dhe kjo histori mund të përfundojë me faktin që gjyshi të shkojë bashkë me të në Baku dhe gjatë konkursit të qëndrojë pranë gruas së tij. Dhe le të plotësohet dëshira e tij! Të bëjë si të dojë! Eurovision sigurisht nuk duhet të bëhet shkak për divorc.

Natalia Viktorova