0Në të njëjtën kohë duhet thënë, se Evropa zë pozita kryesuese edhe si “viktimë” e këtyre sulmeve, edhe si burim i tyre. Diapazoni i krimeve kibernetike është jashtëzakonisht i madh, thotë eksperti i shërbimit rus të inteligjencës konkurruese Andrei Masalloviç:

- Ngjarjet e dy viteve të fundit na detyrojnë që t’a shikojmë me një sy krejtësisht tjetër Internetin. Duke filluar nga “Pranvera arabe” e duke përfunduar me ngjarjet aktuale në Siri, të gjithë e panë fort mirë se shumica e ngjarjeve është  iniciuar dhe dirigjuar në Web. Madje dhe vetë organizatorët nuk e patën llogaritur efektivitetin impresionues të përdorimit të Internetit. Përveç kësaj, korporatat zbuluan se reputacioni në blogs prishet, nxihet shumë më lehtë e më shpejt se sa me anë të metodave konvencionale të Public Relations (PR) të zi.

Kërcënimet e hakerëve ekspertët i kanë klasifikuar përgjithësisht në tre lloje. Në të parin hyjnë individë apo grupe të vogla që merren me makinacione financiare - kundër tyre po arrihet të bëhet një luftë e suksesshme. Në llojin dytë përfshihen grupe të mesme, të tilla si “Anonymous”, veprimet e të cilave kanë kryesisht karakter demonstrativ. Për shembull, kërcënimi për të shembur gjithë Internetin global në përgjigje të miratimit të ligjeve “anti-pirateri” në SHBA. Lloji i tretë janë hakerët - terroristë kibenetikë. Aktualisht ata përbëjnë rrezikun kryesor kërcënues për sigurinë globale, mendon eksperti rus Aleksandër Vllasov:

- Këto, si rregull, janë organizata mjaft konspirative, të cilat mund të ndërhyjnë në sistemet energjetike, në menaxhimin e ujësjellësit, gjëra këto që do të shkaktojnë në kolaps. Ndërsa po të dëmtohet, për shembull, sistemi i drejtimit të dambave të Holandës, atëhere gjysma e vendit mund të fshihet nga faqja e dheut prej ujit.

Deri më tani lufta kundër rreziqeve kërcënuese të hakerëve është zhvilluar në nivel kombëtar ose bilateral. Kurse tani plani për krijimin e njësisë së re në kuadër të Europolit do të merret në konsideratë nga 27 vendet-anëtare të BE-së. Në Departamentin e ri me një buxhet vjetor prej gati 3.5 milionë euro do të punojnë 55 profesionistë të vërtetë.

Specialistët e vlerësojnë me optimizëm potencialin e shërbimit të ri special të sigurisë, por venë në dukje megjithatë: se tani është e nevojshme të veprohet në nivel global. Për këtë flitet, në veçanti, në projekt-konventën e OKB-së të propozuar nga Rusia.

0Do të shtojmë nga vetja se, sipas të dhënave të Brukselit, aktualisht në Web përhapen aktivisht më shumë se 150 mijë viruse të ndryshme kompjuterike. Kurse humbjet e biznesit evropian nga sulmet kibernetike përbëjnë çdo vit më shumë se 300 miliardë euro.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica