0Një gjë e tillë ishte e pamundur të imagjinohej dy vjet më parë, kur Ankaraja zhvilloi stërvitjet e përbashkëta me Uashingtonin dhe Tel Avivin. Por pas incidentit me tragetin turk në përbërjen e Flotiljes së Lirisë, i cili u sulmua nga nga rojet kufitare izraelite, Ankaraja i prishi marrëdhëniet me Izraelin, shprehet orientalisti rus Sergei Druzhillovskij, Profesor i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO):

- Në përgjithësi, në lidhje me përkeqësimin e marrëdhënieve me Izraelin, duhet thënë, se kjo po vazhdon që prej disa vitesh, pas hyrjes së trupave izraelite në Rripin e Gazas dhe veçanërisht pas incidentit me Flotiljen e Lirisë. Izraeli ndërmorri një inkursion ushtarak, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 9 persona.

Tensionimi i marrëdhënieve dypalëshe u plotësua me ambiciet politike të Ankarasë. Gjatë kohës së “Pranverës arabe” të vitit të kaluar Turqia synoi t’i atribuojë vetes rolin e arbitrit, forcës kryesore udhëheqëse në rajonin e Lindjes së Mesme. Në këto kushte bashkëpunimi me Izraelin krijon probleme, mendon Drejtori i Qendrës për Studime të Lindjes të Akademisë Diplomatike të MPJ Andrei Vollodin:

- Turqia po përpiqet të zgjerojë ndikimin e vet në gjithë rajonin e madh të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Sigurisht, një rol i tillë i Turqisë do të bëhet i mundur në qoftë se ajo do të jetë në gjendje të distancohet ideologjikisht nga Izraeli.

Në situatën e krijuar është interesant një fakt tjetër. Pjesëmarrësit e manovrave “Noble Dina” - Greqia dhe SHBA - janë anëtarë të NATO-s. Po ashtu si dhe Turqia. Në fakt, pjesëmarrësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut u ndodhën në anë të kundërta të barrikadës. Megjithatë është ende shpejt të flitet mbi një përkeqësim serioz të marrëdhënieve tani për tani. Ka më shumë gjasa që autoritetet turke ta shfrytëzojnë Aleancën në interesat e veta rajonale, thotë Andrei Vollodin.

0Ekspertët theksojnë: manovrat në Detin Mesdhe janë një pikë kthese në zhvillimin e gjithë rajonit. Tani për tani, në sfondin e situatës së mbarsur me tension rreth Sirisë dhe Iranit, as Turqia dhe as Izraeli nuk janë të interesuara ta çojnë punën deri në eskalacion të hapur. Por, në të ardhmen, ky ballafaqim mund të bëhet plotësisht një realitet.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica