Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjashtë vendet arabe të Gjirit Persik kanë rënë dakort për të krijuar një sistem të vetëm mbrojtjeje antiraket (MAR), të destinuar për t’i dërguar një “sinjal të qartë” Iranit.

Konsultime me Uashingtonin po zhvillojnë tani Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Omani, Bahreini dhe Kuvajti. Fjalë bëhet, në veçanti,    për vendosjen në rajon të një rrjeti të vetëm radar dhe organizimin e sistemit të shkëmbimit të informacionit. Sistemi i MAR është projektuar kryesisht për të mbuluar nga goditjet e mundshme vendburimet e naftës dhe terminalet.