Në Korenë e Veriut u konstruktua tashmë plotësisht raketëmbajtësja “Ynha-3” dhe në ditët e afërta ajo do të çohet në platformën e startit, e cila ndodhet në veriperëndim të vendit. Ky informacion u përhap sot nga mediat lokale.

0Më parë Pheniani pat deklaruar se planifikon lëshimin e raketëmbajtëses së vet me satelitin artificial të Tokës në periudhën nga 12-16 prill. Një sërë vendesh, përfshirë edhe Rusinë, i bënë thirrje Koresë së Veriut për të hequr dorë nga planet e veta, meqenëse ato bien në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i ndalojnë këtij shteti realizimin e lëshimit të raketave balistike. Japonia po përgatitet për goditjen e raketës në rast të lindjes së kërcënimit për territorin japonez prej saj.