Danezët u njohën sërish si njerëzit më të lumtur në botë. Kësaj here këtë status të kombit skandinav e konfirmuan ekonomistët e Universitetit të Columbias në studimin “Raporti mbi Lumturinë Botërore” (“World Happiness Report”), i botuar nën kujdesin e OKB-së.

Në përputhje me nivelin mesatar të kënaqjes me nivelin e jetesës, përveç Danimarkës, në treshen e shteteve kryesuese të listës hynë gjithashtu Zvicra (vendi i 2) dhe Finlanda (vendi i 3).

0Gjithsej për studimin, i cili u zhvillua gjatë periudhës nga viti 2005 deri në vitin 2011, u anketuan 1000 persona të moshës mbi 15 vjet nga 156 vende të botës. Bazuar në përgjigjet e tyre u llogarit “koeficienti i lumturisë”, i cili matet me një shkallë prej 10 pikësh. Kritere kryesore për vlerësimin ishin: liritë politike, sistemi i mbrojtjes sociale të popullsisë, mungesa e korrupsionit.