Kurrfarë bazë tranzite të NATO-s nuk do të ketë në Ulianovsk, fjalë bëhet për funksionimin e depove të përkohshme për ruajtjen e mallrave të destinacionit jo ushtarak, deklaroi të enjten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Aleksandër Grushko.

 Sa i përket aspektit financiar, sipas fjalëve të diplomatit të lartë rus, “transportimet kanë karakter thjesht komercial dhe çmimi i transportimeve përcaktohet nga marrëveshja e lidhur midis porositësve të transportimeve dhe vetë transportuesve në përputhje me normat e tarifat ndërkombëtare”.

0Ai tregoi gjithashtu, se mallrat tranzite të NATO-s, që do të transportohen nëpërmjet territorit të Rusisë në Afganistan dhe anasjelltas, do të kontrollohen suplementarisht për drogë.