Gjykata federale e rrethit jugor të Nju Jorkut do të shpallë sot akgjykimin në lidhje me çështjen e sipërmarrësit rus Viktor But, i cili në nëntor të vitit të kaluar u gjet fajtor për komplot me qëllim të kontrabandmit të armëve. Seanca gjyqësore do të fillojë më 16:30 sipas orës lokale (më 00:30 sipas orës së Moskës të premten).

0Prokurorët i kërkojnë gjykatës dënimin me burgim të përjetshëm për Viktor But. Avokati i qytetarit rus Albert Dayan këmbëngul në pafajësinë e tij, duke e quajtur çështjen e Butit politike dhe i drejtohet Kryetares së trupit gjykues Shira Scheindlin të anulojë aktakuzën fajtor dhe ta lirojë Viktor But. Vetë sipërmarrësi rus nuk e pranon fajin që i inkriminohet.