Në Kosovë u krye një sulm ndaj delegacionit zyrtar të qeverisë së Serbisë. Një grup njerëzish qëlloi me gura dy automobilat serbë në Prishtinë, si rezultat i këtij akti një person mori plagë të lehta. Kryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviç i shprehu protestë Kreut të diplomacisë të Bashkimit Evropian, Shefit  të Misionit të OKB-së dhe Kreut të Misionit të BE-së në Kosovë. Ai kërkoi hetimin urgjent të këtij incidenti dhe gjetjen e fajtorëve.

0Delegacioni serb ndodhet në Kosovë në kuadër të realizimit të marrëveshjeve të arritura nga Beogradi dhe Prishtina në bazë të rezultateve të negociatave të zhvilluara në Bruksel. Palët, në veçanti, kanë rënë dakort për lirinë e lëvizjes, njohjen e diplomave universitare si dhe për ushtrimin e kontrollit të përbashkët në pikat kufitare të kalimit.