0Një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në Evropë - “AvtoVAZ” - është vendosur pranë brigjeve të lumit Vollga në qytetin Toliati. Kapaciteti i tij lejon prodhimin e rreth 800 mijë automobilave dhe pjesëve të këmbimit për to. Lada Largus është një makinë e veçantë. Ajo do të zerë në treg vendin aktualisht bosh të makinave universale shumëfunksionale me nxënësi të madhe, thotë Drejtori i marrëdhënieve me jashtë të “AvtoVAZ-it” Igor Burenkov:

- Për prodhimin e automobilave të tillë ne bëmë modernizimin e uzinës. U rindërtua praktikisht e gjithë linja e konvejerit. Aktualisht në të ne do të fillojmë prodhimin e makinave të tre brendeve - Lada, Renault dhe Nissan. Lada Largus do të paraqitet në tre versione: automobili universal pesëvendësh ose shtatëvendësh si dhe furgoni dyvendësh komercial. Një ofertë të tillë nuk ka patur kurrë ndonjëherë më parë në tregun rus të automobilave. Nga këndvështrimi ynë ky është një model shumë premtues.

Kostoja për zhvillimin, zbatimin dhe realizimin e projektit arriti në rreth 400 milionë $. Automjeti universal fuoristradë është pajisur me ndenjëse për shoferin me lartësi të rregullueshme. Për shoferin dhe pasagjerin në ndenjësen e përparme të makinës janë parashikuar jastekët ajrorë (airbag) anësorë të sigurisë. “AvtoVAZ” planifikon të prodhojë jo më pak se 350 mijë automobila të markës së re në vit. Kostoja e këtyre makinave do të jetë nga 11-15 mijë $, shumë kjo disi më e lartë se ajo e modeleve të tjera, por ky është një raport optimal çmim/cilësi.

0Në prodhim serik automjeti universal Lada Largus do të vihet më 4 prill. Kjo ngjarje përkoi në kohë me vizitën e punës në Toliati të Kryeministrit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Ai do të zhvillojë në “AvtoVAZ” mbledhjen kushtuar perspektivave të zhvillimit të degës me marrjen parasysh të pranimit të Rusisë në OBT.

Mihaill Aristov