Shefi i Agjencisë Anti-Korrupsion të Kosovës Nazmi Mustafa u arrestua me dyshimin për zhvatje ryshfeti. Urdhërin për arrestimin e tij e lëshoi Zyra e Prokurorisë të Misionit të BE-së për sundim të ligjit. Nazmi Mustafa u arrestua të hënën mbrëma.

0Mustafa është i dyshuar për zhvatje ryshfeti nga njerëzit, ndaj të cilëve Agjencia e tij kryente hetim. Në këmbim të ryshfetit zyrtari premtonte të ndalonte procesin e hetimit. Hetuesit e Misionit evropian mendojnë, se fakti i ushtrimit të shantazhit nuk është i vetmi për të. Nazmi Mustafa është marrë me çështjet më të bujshme të korrupsionit, shumica e të cilave përfundonte, si rregull, me dështim.