Pranvera në Siberi erdhi këtë vit më herët se zakonisht. Termometrat tregojnë temperatura të larta, aspak karakteristike për periudhën e fillimit të prillit. Në parqet e qyteteve ka mbirë bari i parë i gjelbër, ndërkohë që po çelin edhe luleboret.

0Moti i ngrohtë është vërejtur praktikisht në të gjitha qytetet siberiane, ndërsa në disa zona të Siberisë temperatura javën e kaluar u ngrit deri në 21 gradë Celsius.