Rusia po dërgon në Taxhikistanin e prekur nga fatkeqësia natyrore ndihmë humanitare urgjente. Aeroplanët e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë po çojnë në këtë vend çadra banimi shumëvendëshe, centrale elektrike portative, pajisje për ngrohje dhe produkte ushqimore. Pesha totale e mallrave humanitare përbën 200 ton.

0Dimrin e kaluar Taxhikistani për herë të parë për gjysmë shekulli u përball me rreshje të dendura anomala dëbore dhe ngrica të papara, që i shkaktuan vendit një dëm jashtëzakonisht të madh material. Qindra hektarë kopshte ngrinë, për shkak të pamjaftueshmërisë së ushqimit filloi ngordhja në masë e bagëtive. Sinoptikët parashikojnë një prill dhe një maj jo më pak të rëndë për Taxhikistanin dhe paralajmërojnë përmbytje si dhe rrëshqitje dheu e balte.