Shkatërruesi (destroyer) britanik “Dauntless” do të niset drejt brigjeve të Ishujve Falkland në Atlantikun e Jugut këtë të mërkurë, më 4 prill, njofton gazeta “The Independent” me referim tek fjalët e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe.

0Ministria e Mbrojtjes thekson, se “Dauntless” do të zëvendësojë fregatën, e cila ndodhet tani në dezhurn ushtarak në brigjet e Falklands dhe se nisja e tij në këtë rajon nuk është aspak provokim në sfondin e marrëdhënieve të tendosura me Argjentinën.