Qeveria autonome e Kurdistanit ka ndërprerë furnizimet e naftës përmes tubacioneve në jug, të cilat kontrollohen nga qeveria qendrore e Irakut. Autoritetet kurde konfirmojnë, se Bagdadi nuk ka paguar kompanitë në rajon gjatë 10 muajve të fundit dhe u detyrohet atyre 1.5 milionë $.

0Marrëdhëniet midis Bagdadit dhe autoriteteve rajonale janë përkeqësuar ndjeshëm pas nënshkrimit nga këto të fundit në vjeshtë të vitit të kaluar të marrëveshjes me korporatën amerikane Exxon Mobil për eksplorimin dhe nxjerrjen e naftës në veri të Irakut. Qeveria qendrore e ka deklaruar këtë kontratë të paligjshme.