Në vitet e fundit shumë burime lajmesh përhapin të dhënat mbi atë, se gjoja Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka përfshirë vegjetarianizmin dhe ithtarët e dietave natyrore me ushqime të papërpunuara (të gjalla) në listën e sëmundjeve mendore - domethënë në grupin F 63.8, i cili përfshin çrregullimet e zakoneve dhe prirjeve. “Kjo është gënjeshtër kokë e këmbë, - thotë Tatiana Kollpakova, Zëvendësdrejtorja e Zyrës moskovite të OBSH. - Kurrfarë deklaratash të kësaj natyre nuk janë bërë nga përfaqësuesit tanë zyrtarë. Vegjetarianizmi nuk figuron as në regjistrin kryesor të sëmundjeve dhe as në grupin F 63.8.

Tatiana Kollpakova shpjegoi gjithashtu, se lista e çrregullimeve mendore (psikike), e përpiluar nga OBSH, është një dokument mjaft i përpiktë dhe voluminoz, i cili lejon të vlerësohet saktësisht si rasti individual i pacientit, ashtu dhe përhapja e sëmundjes në përmasa mbarë shtetërore. Ia vlen të theksohet se përbërja e grupit F 63.8 nuk është ndryshuar që prej 17 vjetësh.

0Çdokush që dëshiron mund të njihet me listën e plotë të sëmundjeve, sipas versionit të OBSH, në site

0http://www.whu.int/en/

0.