Në qytetin austriak Leonding u eliminua varri i prindërve të Adolf Hitlerit për shkak të pelegrinazhit të neo-nazistëve, njofton kompania radiotelevizive ORF me referim tek fjalët e klerikut Kurt Pittertshatscher. Pllakën e varrit e hoqën të mërkurën, më 28 mars, ndërsa eshtrat e Alois dhe Klara Hitler nuk u zhvarrosën.

Përfaqësuesi i lëvizjes antifashiste Robert Eiter tregoi se në vendin e varrimit të prindërve të Hitlerit filluan të vijnë gjithnjë e më shumë admirues të Adolf Hitlerit, të cilët linin mbi varr simbole të ndryshme të Rajhut të Tretë.

0Me iniciativën e eliminimit të varrit të prindërve të Adolf Hitlerit dolën banorët lokalë, organizata antifashiste si dhe Komiteti i të Drejtave të Njeriut Mauthausen.