Forcat izraelite të sigurisë përdorët plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse gjatë kohës së përleshjeve me demonstruesit palestinezë, të cilët i qëllonin ata me gura.

0Përleshjet ndodhën në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, në veri dhe perëndim të Jerusalemit. Demonstrata po zhvillohen edhe në pika të tjera kontrolli në territoret palestineze si dhe në qytetet Betlehem dhe Ramallah. Demonstrantët bëjnë thirrje për të ndërmarrë “Marshimin në Jerusalem” kushtuar “Ditës së Tokës” (“Earth Day”).