Rusia shprehet e gatshme për t’i dhënë Indisë licencën për prodhimin e automatikëve “Kallashnikov”. Për këtë deklaroi Zëdhënësi i Korporatës Shtetërore të Teknologjive Ruse “Rostehnollogii” (Russian Technologies State Corporation) Nikollai Vorobiov në ekspozitën e armatimeve në Nju Delhi. Sipas fjalëve të tij, në bashkëpunimin tekniko-ushtarak me Indinë theksi vihet tani jo në blerjen e modeleve të gatshme të armëve dhe pajisjeve ushtarake, por në krijimin e kompanive të përbashkëta dhe organizimin e prodhimit të licencuar.

0Automatiku “Kallashnikov” është një nga armët më të përhapura, më të popullarizuara në botë. Këtë lloj arme e blejnë në Rusi më shumë se 50 vende.