Stafi i Apple e vlerëson Drejtorin e përgjithshëm aktual të kompanisë Tim Cook shumë më lart si udhëheqës se themeluesin e saj Steve Jobs, i cili vdiq vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë kohëgjatë, dëshmon studimi i site Glassdoor.com.

0Ndër arsyet e popullaritetit të Tim Cook mund të jenë edhe treguesit financiarë rekord si dhe fakti, se gjatë kohës së drejtimit të tij kompania Apple ka lançuar me shumë sukses në treg Smartphone iPhone 4S, Tabletën iPad të gjeneratës së tretë si dhe plot risi të tjera software. Dhe, së fundi, Tim Cook i dha start në Apple programit të bamirësisë dhe mori vendimin për t’i paguar dividende aksionerëve.