Presidentit të Hungarisë Pal Schmitt iu privua grada shkencore e Doktorit për plagjiaturë. Një vendim i tillë u morr nga Komisioni i Universitetit prestigjioz të Mjekësisë në Budapest.

20 vjet më parë Pal Schmitt mbrojti shkëlqyeshëm disertacionin e doktoratës me temë “Lojrat Olimpike bashkëkohore”. Por në fillim të këtij viti u gjet se disertacioni nuk i përgjigjet kërkesave dhe normave etike të punës shkencore dhe se pjesa më e madhe e tekstit thjesht është kopjuar nga puna e një shkencëtari bullgar.

0Pal Schmitt deklaron se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti i vet dhe se nuk shikon asnjë lidhje midis pozitës së tij aktuale dhe disertacionit të një të kaluareje 20 vjeçare.