Rusia mban një qëndrim krejtësisht të qetë ndaj përpjekjeve të një sërë vendeve për të furnizuar në tregun botëror naftë nga rezervat strategjike me qëllim të uljes së çmimit të kësaj lënde hidrokarbure dhe është e gatshme për këtë opsion. Për këtë deklaroi Ministri i Energjisë i Federatës Ruse Sergei Shmatko gjatë komentimit të propozimit për hapjen e rezervave të naftës.

0Tani çmimet botërore të naftës ndodhen nën presionin e situatës rreth Iranit, i cili është furnizuesi i dytë më i madh në OPEK përkatësisht vëllimeve të prodhimit të naftës pas Arabisë Saudite. SHBA dhe Britania e Madhe tashmë po diskutojnë çështjen e përdorimit të rezervave strategjike të “arit të zi”. Skenare të tilla të zhvillimit të ngjarjeve janë marrë parasysh në parashikimin social-ekonomik të Rusisë.