Roli i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk mund të zëvendësohet me kurrfarë grupesh të miqve të vetëquajtur të Sirisë. Në këtë mënyrë e komentoi Zëdhënësi zyrtar i MPJ të Rusisë Aleksandër Llukasheviç deklaratën e homologut të tij francez mbi atë, se takimi i ardhshëm i “Grupit të Miqve të Sirisë” do të mblidhet në emër të komunitetit ndërkombëtar për të “gjykuar” mbi zbatimin nga Damasku të planit të të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri.

0“Prerogativa e gjykimit në lidhje me shkallën e plotësimit të propozimeve të Annanit i përket, para së gjithash, vetë të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe vetëm më pas, bazuar në informacionin dhe vlerësimet e tij, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, - theksoi diplomati.