Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan John Boehner kërkoi që Presidenti Barack Obama të shpjegojë publikisht nëse planifikon t’i bëjë ndofarë lëshimesh Rusisë në çështjen e lidhur me dislokimin në Evropë të elementeve të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket.

Në letrën e vet adresuar Obama-s John Boehner deklaron mbi shqetësimin e shkaktuar nga thëniet e Presidentit amerikan në një bisedë konfidenciale me homologun e tij Dimitri Medvediev në Seul.

“Meqenëse u dukën presupozime të shkaktuara nga Ju mbi mundësinë e ndryshimit të pozitës së SHBA në lidhje me MAR, atëhere do të ishte me vend që Ju të deklaronit publikisht dhe në mënyrë të qartë se kurrfarë koncesionesh të njëanshme nuk do t’u bëhen rusëve as para dhe as pas zgjedhjeve presidenciale”, - shkroi në letrën e vet drejtuar Presidentit, e cila qarkulloi në media, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

0Në takimin në Seul Barack Obama i premtoi Dmitri Medvediev për të shfaqur një fleksibilitet më të madh në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen evropiane antiraket pas rizgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.