Sot në Rusi përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste në metronë e Moskës, të cilat u kryen dy vjet më parë. Më 29 mars të vitit 2010 në orën e pikut në mëngjes, ndërsa njerëzit ishin duke shkuar në punë e në shkolla, në stacionet “Llubianka” dhe “Park kulturi” buçitën dy shpërthime të fuqishme me një interval prej 30 minutash. Mekanizmat shpërthyes primitivë i detonuan dy femra kamikaze. Si rezultat gjetën vdekjen 40 persona dhe 160 të tjerë u plagosën.

0Shumica e organizatorëve dhe ekzekutuesve të sulmeve terroriste u agjësuan fizikisht, por hetimi disponon të dhëna në lidhje me bashkëfajtorë të tjerë të krimit. Veprimet për identifikimin, arrestimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale po vazhdojnë.