Në Etiopi janë gjetur gjurmë të fosilizuara të njeriut, mosha e të cilit është rreth 3.4 milionë vjet. Ato japin detaje të reja të evolucionit të njeriut. Në gjurmët e shputave të këmbëve forma e gishtit të madh është e tillë, që dëshmon se përveç ecjes i zoti i tyre mund të kapej me këmbë edhe pas degëve të pemëve.

0Shkencëtarët thonë se fragmentet që ndodhen aktualisht në dispozicion të tyre janë të pamjaftueshme për përcaktimin e lloj të njeriut, të cilit i përkasin ato. Zotëruesi i këtyre gjurmëve është më i lashtë se sa eshtrat e paraardhësit të njeriut, të njohura me emrin “Lusi”, të cilat u gjetën gjithashtu po në këtë zonë.